Yasin Yağcı
14 Qershor 2016•Përditësim: 15 Qershor 2016
LION (AA) - Në qytetin Lion të Francës mbahet protestë kundër ligjit të ri të punës të qeverisë franceze, raporton Anadolu Agency (AA).
Afërsisht 5 mijë persona të mbledhur në sheshin Brotteaux të qytetit nën drejtimin e sindikatave të ndryshme, me pankarta në duar duke brohoritur me slogane kundër qeverisë marshuan në sheshin Jean Mace.
Në Lion i cili ndodhet mes qyteteve ku luhen edhe ndeshjet Kampioniatit Evropian të Futbollit (EURO 2016), për shkak të protestës u bllokua trafiku në rrugët ku kalonin marshuesit ndërsa policia ka marrë masa të gjera për të shmangur çdo incident.
Në protestën e cila herë-herë është mbështetur edhe nga tifozët e ardhur në vend për të njekur ndeshjet e EURO 2016, u shpërndanë broshura si dhe u kërkua tërheqja e ligjit të punës.