Sinan Doğan
13 Janar 2022•Përditësim: 13 Janar 2022
Të paktën 4.078 njerëz janë vrarë në vitin 2021 në Guatemalë, vendin e Amerikës Qendrore, sipas Institutit Kombëtar të Shkencave Ligjore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti në një deklaratë me shkrim tha se shumica e viktimave ishin të lidhura drejtpërdrejt me armët e zjarrit, ndërsa kjo shifër ishte 3.500 në vitin 2020.
Për më tepër, numri i grave viktima u rrit me 28,5 për qind në krahasim me një vit më parë, duke u rritur nga 507 në 652.
Pavarësisht ligjeve të ashpra dhe parandaluese të miratuara në vendet e Amerikës Qendrore në vitet e fundit, vrasjet dhe incidentet e tjera të dhunshme janë vazhdimisht në rritje.