Alaattin Doğru
12 Qershor 2020•Përditësim: 13 Qershor 2020
Gjatë shembjes së një miniere ilegale në shtetin afrikan të Guinesë kanë humbur jetën pesë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediumet nacionale bënë të ditur se në pjesën verilindore të këtij vendi, në rajonin e qytetit Faliko, afër kufirit me Burkina Faso, më 8 qershor ndodhi aksident në minierën ilegale.
Pas operacionit tre ditor për shpëtimin e të ngujuarve, janë gjetur kufomat e pesë minatorëve.
Minatorët e vdekur kanë qenë të Burkina Faso dhe pas identifikimit u janë dorëzuar familjeve.
Në pjesën më të madhe të shteteve afrikane, popullata lokale punon në miniera ilegale, në të cilat në sezonet e shirave shpesh herë ndodhin fatkeqësi.