Alma Çekovic
14 Shkurt 2016•Përditësim: 15 Shkurt 2016
LONDËR (AA) – Presidenti rus Vladimir Putin, vetëm me një telefonatë të tij mund të ndalë luftën qytetare në Siri, deklaroi ministri i Jashtëm britanik Philip Hammond, raporton Anadolu Agency (AA).
"Vetëm një njeri në planetin tonë mund të ndalë luftën qytetare në Siri dhe atë me një telefonatë. Ky është Putin”, tha shefi i diplomacisë britanike, gjatë një emisioni televiziv.
Ai i bëri thirrje Rusisë të ndërpret sulmet ajrore mbi kryengritësit sirian dhe të ndërpret sulmet mbi civilët.