07 Shkurt 2018•Përditësim: 07 Shkurt 2018
ROMË (AA) - Ecenur Çolak
Ministri i Jashtëm i Sudanit, Ibrahim Gandur thotë se Turqia është në rolin kryesor në çështjet që kanë të bëjnë me botën islame. Sipas tij, presidenti i Turqisë Erdoğan vetëm brenda një jave pas vendimit të (Presidentit amerikan Trump për Kudsin) zhvilloi një Samit gjithëpërfshirës të Oorganizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) me pjesëmarrjen e presidentëve dhe mbretërve.
"Kjo tregon madhështinë dhe se sa efektive është Turqia si në rajonin e saj ashtu edhe në kuadër të OBI-t por edhe në arenën ndërkombëtare. Turqia ka bërë një punë të madhe në këtë drejtim dhe ne e shohim si shumë të vlefshme këtë", tha Gandur.
Gandur, në kryeqytetin e Italisë, Romë, ka marrë pjesë në konferencën me temë "Përgjegjësi e ndarë për një qëllim të përbashkët: Solidarizimi dhe siguria" e cila është organizuar dje nga ministri i Jashtëm italian Angelino Alfano me pjesëmarrjen e 14 vendeve si Algjeria, Bullgaria, Çadi, Egjipti, Etiopia, Franca, Gjermania, Libia, Malta, Nigeria, Spanja, Holanda, Tunizia, Sudani si dhe përfaqësuesve të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Komisionit Evropian dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).
Ministri i Jashtëm sudanez Gandur për Anadolu Agency (AA) ka folur për marrëdhëniet Turqi-Sudan. Ai tha se mes dy vendeve ka marrëdhënie historike që bazohen 150 vite më parë.
"Marrëdhëniet tona politike me Turqinë janë të përsosura për një kohë shumë të gjatë. Ne jemi shumë të kënaqur me këtë. Megjithatë, edhe pse marrëdhëniet tona bilaterale dhe politike janë në një nivel të shkëlqyeshëm, pozicioni i marrëdhënieve tona ekonomike nuk është i kënaqshëm për të dyja palët. Pas vizitës së fundit pak kohë më parë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Sudan me më shumë se 200 investitorë turq ne jemi të gatshëm t'i përparojmë edhe më tej marrëdhëniet tona", tha Gandur.
Duke rikujtuar se gjatë vizitës mes dy vendeve u nënshkrua një marrëveshje strategjike bashkëpunimi, Gandur thekson se Komiteti Ekzekutiv i Bashkëpunimit Turqi-Sudan i formuar në këtë kuadër do të mblidhet në qytetin Izmir brenda këtij muaji nën kryesimin e ministrave të Bujqësisë të të dy vendeve. Gandur njoftoi gjithashtu se do të vizitojë Turqinë javën e ardhshme për të marrë pjesë në Konferencën Turqi-Afrikë.
"Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera dhe ne duam të pasqyrojmë këto marrëdhënie të shkëlqyera si në sferën ekonomike ashtu edhe në marrëdhëniet mes dy popujve", tha Gandur.
- "Turqia ka bërë një punë të madhe në çështjen e Kudsit"
"Turqia është duke ndërmarrë rolin e liderit në çështjet që kanë të bëjnë me botën islame. Ajo po udhëheq gjithashtu Presidencën e Organizatës së Bashkëpunimit Islam. Këtë e kemi vërejtur edhe pas vendimit të fundit të presidentit amerikan Donald Trump për Kudsin. Presidenti Erdoğan vetëm brenda një jave pas vendimit të (Presidentit amerikan Trump për Kudsin) zhvilloi një Samit gjithëpërfshirës të OBI-t me pjesëmarrjen e presidentëve dhe mbretërve. Kjo tregon madhështinë dhe se sa efektive është Turqia si në rajonin e saj ashtu edhe në kuadër të OBI-t por edhe në arenën ndërkombëtare. Turqia ka bërë një punë të madhe në këtë drejtim dhe ne e shohim shumë të vlefshme këtë", ka theksuar Gandur duke cekur pozicionin e liderit që Turqia ka treguar në çështjen e Kudsit.
Pasi i është rikujtuar se edhe Turqia edhe Sudani janë dy vende që kanë pritur nga më shumë se 3 milionë refugjatë secila dhe se si i vlerëson ndihmat ndërkombëtare në këtë pikë, Gandur ka vënë në dukje se vendi i tij, përballon 21 për qind e nevojave të refugjatëve që strehon.
Ai tha se Sudani me ekonominë dhe burimet e saj të kufizuara ofron mundësitë shëndetësore, arsimore dhe të punësimit me refugjatët. Gandur nënvizoi se qasja e tyre ndaj refugjatëve është me një këndvështrim "vëllazëror". Gandur shprehu urimin që komuniteti ndërkombëtar të ofrojë mbështetjen e tij edhe për Sudanin por edhe për refugjatët të cilët janë detyruar të ikin nga vendet e tyre për shkak të konflikteve.
Lidhur me operacionin "Dega e Ullirit" të ndëmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), ministri i Jashtëm sudanez Gandur tha se "Çdo vend ka të drejtë të mbrojë kufijtë dhe qytetarët e saj".
"Turqia po zhvillon këto operacion me perspektivën mbi këto interesa. Ne shpresojmë se kjo nuk do të ndikojë në interesat e vendeve të tjera. Çështja duhet të zgjidhet me palët e tjera në frymën e bashkëpunimit. Por, problemi i vërtetë janë ngjarjet në Siri, përfshirë komunitetin ndërkombëtar. Turqia duhet të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për t'i dhënë fund tragjedisë në Siri. Komuniteti ndërkombëtar me palët ku Turqia është e përfshirë si një nga aktorët kryesorë duhet të bëjnë çdo gjë që kanë mundësi për t'i dhënë fund dramës së përjetuar në Siri", tha ministri sudanez Gandur.