Vesna Besiç
22 Maj 2019•Përditësim: 23 Maj 2019
Hebrenjë nga mbarë bota vijnë për pelegrinazh në sinagogën më të vjetër në Afrikë, La Griba, e cila ndodhet në ishullin Djerba të Tunizisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sinagoga La Griba, në të cilën ruhet teurati më i vjetër, për çdo vit është vendi i pelegrinazhit në ditën e 33 të Pashkëve.
Hebrenjë nga mbarë bota vijnë për pelegrinazh në sinagogën më të vjetër në Afrikë, La Griba, e cila ndodhet në ishullin Djerba të Tunizisë. Sinagoga La Griba, në të cilën ruhet teurati më i vjetër, për çdo vit është vendi i pelegrinazhit në ditën e 33 të Pashkëve. ( Yassine Gaidi - Anadolu Agency )
Ceremonia fetare shënohet në çdo maj dhe atëherë hebrenjtë e Tunizisë dhe pjesës tjetër të botës vijnë për pelegrinazh në Djerba, ishullin më të madh në Afrikën veriore, i cili tërheq me rërën, por edhe me ullinjtë dhe palmat.
Hebrenjtë që arrijnë të kryejnë pelegrinazhin sjellin suvenirë dhe ushqim nga vendi i tyre, ndërsa që shërben në pajtim me ritet fetare.
Ishulli Djerba në Tunizi, i njohur gjithashtu si "Ishulli i Ëndrrave", tërheq me mbishkrimet tridimensionale në muret e shtëpive. Grafitet në muret e shtëpive në fshatin Erriadh paraqesin një atraksion të vërtetë që tërheq vëmendjen e madhe të turistëve, por edhe të banorëve lokalë.
Fshati gjithashtu është specifik për atë se muslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë jetojnë së bashku atje.