Hakan Çopur
07 Korrik 2016•Përditësim: 07 Korrik 2016
WASHINGTON (AA) - Kandidatja e mundshme për presidente në radhët e demokratëve në SHBA, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, ka kritikuar me fjalë të ashpra vrasjen e një amerikani me ngjyrë në qytetin Baton Rouge të Louisiana-s nga ana e një polici, raporton Anadolu Agency (AA).
Clinton nëpërmjet një deklarate me shkrim ka reaguar në lidhje me vrasjen e amerikanit me ngjyrë Alton Sterling i qëlluar nga policët në qytetin Baton Rouge.
Ajo duke theksuar se ky është një rast serioz, tha se "Vdekja e Alton Sterling është një tragjedi, lutjet e mia janë me familjen dhe 5 fëmijët e tij. Shumë familje afrikano-amerikane nga Staten Island në Baltimore, nga Ferguson në Baton Rouge mbajtën ditë zie për të afërmit e tyre për shkak të dhunës së policisë".