Rahmi Gündüz
25 Tetor 2016•Përditësim: 26 Tetor 2016
PARIS (AA) - Presidenti i Francës, François Hollande, ka thënë sot se është e nevojshme planifikimi i situatës pas operacionit të shpëtimit në Mosul, raporton Anadolu Agency (AA).
Hollande ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes së 13 vendeve të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër organizatës terroriste DEASH. Në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni ai ka thënë: "Nuk mbaron çdo gjë me shpëtimin e Mosulit. Jemi të detyruar të zhvillojmë strategji edhe për kohën pas shpëtimit të këtij qyteti."