Sümeyye Dilara Dinçer
16 Nëntor 2020•Përditësim: 17 Nëntor 2020
Një hulumtim i kryer nga Instituti Internet i Oksfordit (OII), vuri në pah se luajtja e videolojërave me kohë të gjatë, i bën njerëzit të ndihen mirë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në BBC, në hulutimin e OII-së u zbulua se individët që luajnë videolojëra me kohë të gjatë janë më të lumtur.
Studimi, ku morën pjesë 3.274 lojtarë të moshës mbi 18-vjeçare, u fokusua në dy lojëra të dy kompanive.
Kompanitë për studim ndanë të dhëna se sa kohë kanë luajtur përdoruesit dhe performancën e tyre.
Të dhënat e mbledhura u krahasuan me përgjigjet ndaj sondazhit që vlerësojnë lumturinë e lojtarëve.
Profesori Andrew Przybylski, kryesuesi i hulumtimit, duke theksuar se gjetjet janë befasuese, tha se personi që luan katër orë lojë në ditë ndihet më i lumtur sesa ai që nuk luan.
Ai rikujtoi se studimet e para 40 viteve tregonin se personat, nëse luajnë gjatë kohë videolojëra, janë më të palumtur.
Dallimi në gjetjet e këtij studimi lidhej me faktin se të dy lojërat në fjalë mund të kontrollohen nga individë, si dhe aftësinë për të bashkëvepruar me personazhe të kontrolluar nga njerëz të tjerë.