Mehmet Yılmaz
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
BUDAPEST (AA) – Parlamenti hungarez në seancën e sotme ka miratuar propozimin e Qeverisë së këtij vendi për të thirrur referendum në të cilin qytetarët do të përcaktohen për miratimin e detyrueshëm të kuotave për refugjatët në vendet e Bashkimit Evropian, e cila ka kohët e fundit u propozua nga Komisioni Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
Propozimi për të thirrur referendum u miratua me 136 vota pro dhe pesë vota kundër, dhe u mbështet edhe nga përfaqësuesit e partisë opozitare Jobbik.
Pritet që referendumi të shpallet në vjeshtën e këtij viti, kurse votuesit hungarez do ti përgjigjen pyetjes së referendumit "A doni që BE-ja pa pëlqimin e Parlamentit hungarez të vendos në lidhje me përkujdesin e shtetasve jo-hungarezë në Hungari?".
Bashkimi Evropian planifikon të fusë kuota të detyrueshme për shpërndarjen e 160 mijë refugjatëve në vendet e BE-së, kurse Hungaria në bazë të popullsisë dhe të ardhurave kombëtare bruto duhet të pranojë rreth 1.290 refugjatë.
Qeveria e këtij vendi ashpër ka kundërshtuar politikat e refugjatëve të Brukselit zyrtarë dhe më 24 shkurt njoftoi nismën për referendum mbi propozimin e BE-së.
Komisioni Evropian më 4 maj, në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës dorëzoi propozim për ndryshimin e draft amendamentit të Marrëveshjes së Dublinit, i cili rregullon çështjet e migrimit në vendet e BE-së.