Umar Farooq
07 Dhjetor 2018•Përditësim: 08 Dhjetor 2018
WASHINGTON (AA) - Ish-presidenti George H.W. Bush është varrosur në College Station të Teksasit, pas tri ditë zie në Washington, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i 41-të i SHBA-ve ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 94 vjeçare, pas disa vitesh vuajtje nga parkinsonizmi vaskular, një sëmundje e rrallë që ndikon në aftësitë e individit për të ecur dhe për të folur.
Ai u varros pranë gruas së tij, Barbara, e cila vdiq në muajin prill, si dhe vajzës së tyre, Pauline Robinson Bush, e cila vdiq nga leukemia në moshën tre-vjeçare në vitin 1953.
Trupi i Bushit ishte i shtrirë në Kapitalin Rotunda që nga e hëna në mbrëmje dhe një shërbim funerali u mbajt të mërkurën në Washington në Katedralen Kombëtare.
Pastaj trupi i tij dje u dërgua në Houston për një shërbim tjetër funerali në Kishën Episkopale të Shën Martinit dhe u mor më vonë për varrim.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shpalli një ditë zie kombëtare të mërkurën, duke mbyllur qeverinë federale në nder të presidentit të ndjerë.