Ekip
01 Qershor 2019•Përditësim: 02 Qershor 2019
Mësohet identiteti i sulmuesit i cili të premten vrau 12 persona në qendër të Virginia Beach në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët kanë identifikuar sulmuesin si Dewayn Craddock, ndërsa kanë identifikuar edhe të gjitha viktimat e sulmit me armë që ndodhi në orët e pasdites të së premtes, atëherë kur vrasësi u fut në ndërtesën e komunës Virginija Beach, pas çka hapi zjarr.
Bëhet fjalë për një person që gjatë kohë ka punuar në shërbimet publike.
Nga të shtënat mbetën të plagosur katër persona, njëri nga të cilët polic, i cili ka mbijetuar falë jelekut antiplumb që ka pasur në trup.
Kujtojmë se sulmuesi u vra në një shkëmbim zjarri me policinë.
Në vendin e ngjarjes u gjet një pistoletë e kalibrit 45mm me silenciator.