Büşra Selvi Öğütcen
14 Tetor 2020•Përditësim: 14 Tetor 2020
Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 730 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 730 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 110.586.
Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 63.509 raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 7.239.389.
Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 6.301.927.
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.