Ahmad Adil
10 gusht 2026•Përditësim: 10 gusht 2026
Numri i viktimave nga përmbytjet në shtetin Assam në verilindje të Indisë është rritur në 100, transmeton Anadolu.
Autoriteti Shtetëror për Menaxhimin e Fatkeqësive në Assam tha të dielën vonë se janë raportuar dy vdekje të tjera.
Kryeministri i shtetit, Himanta Biswa Sarma tha në platformën e mediave sociale amerikane X se rreth 1.1 milion njerëz janë prekur në 25 rrethe të shtetit.
Ai tha se më shumë se 2.000 qendra të shpërndarjes së ndihmave tani janë funksionale në të gjithë Assamin. "Përpjekjet e rehabilitimit mbeten në vazhdim e sipër", shtoi ai.
Të dielën, qeveria e Assamit filloi një vlerësim të dëmeve për shkak të përmbytjeve në të gjitha rrethet e prekura.
"Shtëpitë e dëmtuara, bagëtitë dhe çdo ndikim tjetër do të dokumentohet deri më 31 gusht. Asnjë familje nuk do të mbetet pa marrë përfitimet e merituara të rehabilitimit", tha Sarma.