Ekip
01 Dhjetor 2021•Përditësim: 01 Dhjetor 2021
Një tren pasagjerësh ka përplasur dhe ka vrarë dy elefantë në shtetin Assam të Indisë verilindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Dy elefantët e rritur po ecnin në shinat hekurudhore kur i përplasi treni i cili udhëtonte nga Nju Delhi për në qytetin lindor të prodhimit të çajit Dibrugarh, duke i vrarë pothuajse menjëherë”, tha rojtari i kafshëve të egra, Dilip Kumar Das.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë vonë, tha ai, duke shtuar se autoritetet sot shkuan në vendngjarje, lokalitet i cili është i rrethuar nga pyje të dendura, duke varrosur trupat e elefantëve pas kryerjes së autopsisë.
Das sqaron se elefantët shpesh futen në vendbanimet e njerëzve këtë periudhë të vitit, kur fushat e orizit janë gati për korrje.
Trenat me shpejtësi kanë goditur dhjetëra elefantë në Assam në të kaluarën, duke detyruar kompaninë e Hekurudhave Indiane, të rregullojnë shpejtësinë në zonat e njohura ku lëvizin elefantët.
Në Assam jetojnë rreth 5000 elefantë aziatikë.