Gamze Türkoğlu Oğuz
22 Prill 2018•Përditësim: 23 Prill 2018
NEW DELHI (AA) – Katërmbëdhjetë rebelë maoistë janë vrarë në një operacion të forcave të sigurisë në perëndim të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari policor Prashant Diwate njoftoi se operacioni është realizuar në një zonë pyjore në rajonin Gadçilori të provincës Maharashtra.
Siç bëhet e ditur, përleshjet mes rebelëve dhe forcave të sigurisë gjatë operacionit kanë zgjatur për gjysmë ore.
Njoftohet se nuk ka të vrarë apo të plagosur nga forcat e sigurisë.
Rebelët maoistë, të frymëzuar nga lideri revolucionar i Kinës, Mao Zedong, realizojnë aktë të armatosura në provinca të shumta të Indisë që nga viti 1967.