Faruk Zorlu
15 Gusht 2018•Përditësim: 15 Gusht 2018
ANKARA (AA) – Presidenti i Indisë, Ram Nath Kovind, tha se shekulli 21 do të jetë një shekull indian, ndërkohë që vendi i tij po kremton 72-vjetorin e pavarësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"India paraqet një demokraci të gjallë. Forca e demokracisë sonë qëndron pikërisht në besimin që populli ka vendosur përmes elasticitetit dhe pavarësisë së institucioneve tona, përfshirë pluralizmin i cili del nga diversiteti gjuhësor, etnik dhe fetar", thuhet në një publikim të presidentit indian Kovind.
Ai ka folur edhe për raportet me Turqinë, që sipas tij janë ndërtuar mbi lidhjet e vjetra civilizuese dhe miqësore.
"Vizita e presidentit Erdoğan në Indi vitin e kaluar, paraqet një pikë referimi në raportet që kemi mes vete, të cilat si të tilla krijuan bashkëpunim më të ngushtë politik dhe të sigurisë, si dhe angazhim më të thellë ekonomik përfshirë shkëmbime kulturore dhe të resurseve njerëzore”, tha ai.
Presidenti i Indisë nënvizoi rëndësinë e zgjerimit dhe diversifikimit të aktiviteteve ekonomike, duke shtuar se ndonëse vëllimi i tregtisë qëndron në rreth 7 miliardë dollarë, investimet në ekonomi kanë një në trend pozitiv.