Ahmad Adil
16 shtator 2026•Përditësim: 16 shtator 2026
India tha të mërkurën se ishte "thellësisht e shqetësuar" për një sulm me dron pranë qytetit të shenjtë të Mekës, transmeton Anadolu.
“India përsërit dënimin e saj për sulmet në territorin sovran të Arabisë Saudite dhe veprimet që rrezikojnë jetën dhe infrastrukturën e civilëve”, shtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë në një deklaratë.
Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite tha herët të mërkurën se mbrojtja ajrore saudite përgjuan dhe shkatërruan një dron të lëshuar nga grupi Huthi i Jemenit në jug të Mekës përpara se të hynte në hapësirën ajrore të kufizuar të qytetit të shenjtë.
Zëdhënësi i koalicionit Turki al-Malki tha se droni u kap në orën 18:50 me orën lokale të martën.
Rebelët Huthi mohuan të kenë shënjestruar Mekën, me një zyrtar të lartë që e quajti pretendimin saudit "fabrikim dhe gënjeshtër".
India tha se incidenti ishte “veçanërisht shqetësues, duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë të qytetit për myslimanët në mbarë botën”.
New Delhi shprehu gjithashtu shpresën "për rivendosjen e hershme të paqes dhe stabilitetit në rajon".