Adem Şalvarcıoğlu
02 Gusht 2017•Përditësim: 03 Gusht 2017
XHAKARTË (AA) - Autoritetet e Indonezisë kanë njoftuar aktivizimin e vullkanit Sinabung, i cili ndodhet në provincën Sumatra e Veriut në Indonezi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të Agjencisë Kombëtare të Katastrofave, sot në vullkanin Sinabung kanë ndodhur 17 shpërthime.
Si rezultat i shpërthimit, pluhuri vullkanik është ngritur deri në 4.5 kilometra lartësi, njoftoi agjencia.
Përderisa vendbanimet në rajon rrezikohen nga pluhuri i vullkanit autoritetet kanë ndërmarrë masa të sigurisë.
Banorët që jetojnë në diametër prej shtatë kilometrash në afërsi të vullkanit janë evakuuar në zona të sigurta.
Autoritetet e vendit po ashtu kanë alarmuar banorët, duke njoftuar se ekziston rreziku që nga vullkani të shpërthejë llavë.
Vullkani Sinabung u aktivizua në vitin 2010, pas gati 400 vitesh, ndërsa si pasojë e shpërthimit muajin e kaluar, jetën e humbën 17 persona.
Indonezia është pjesë e rajonit të quajtur "Rripi i Zjarrtë i Paqësorit", i cili njihet për numrin e madh të vullkaneve dhe tërmeteve, kurse vetëm në Indonezi ekzistojnë 130 vullkane aktive.