Mahmut Atanur
20 Nëntor 2018•Përditësim: 21 Nëntor 2018
XHAKARTË (AA) - Në stomakun e një balene të ngordhur u gjetën rreth 6 kilogram mbeturina plastike, raporton Anadolu Agency (AA).
Në brigjet e ishullit Kapota të Indonezisë një balenë e ngordhur, species më të madhe të balenave me dhëmbë, trupi i së cilës ishte në fazën e dekompozimit.
Ministria e Mjedisit dhe Pylltarisë në Indonezi njoftoi se nga stomaku i balenës së gjatë 9,5 metra u nxorrën 115 gota plastike, 4 kanaçe, 25 thasë, 2 pandofla, disa fije teli të lidhur dhe qese.
Gjatë analizës së rastit të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Fondit Botëror të Natyrës (WWF), të cilët thanë se trupi u balenës është në fazën e dekompozimit dhe se tani është vështirë të përcaktohet nëse ngordhja ka ndodhur për shkak të helmimit nga mbeturinat plastike.
Trupi i balenës sot do të varroset në plazhin Kolowawa.