Aldıjana Hadzıc
24 Korrik 2017•Përditësim: 25 Korrik 2017
XHAKARTË (AA) - Temperaturat e larta ekstreme dhe thatësia kanë shkaktuar çrregullim të ekosistemit si dhe mungesa të produkteve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në afërsi të ekuatorit ndikon klima në atë vend për shkak të cilës temperaturat në ultësira arrijnë vlera të larta.
Gypat e ujësjellësit dhe përrenjtë janë tharë, ndërsa provinca Aceh dhe rrethina përballen me mospasje dhe uri. Përveç kësaj, Aceh ka hapësirë më të madhe të biodiversionit në rajonin e Azisë-Paqësorit, andaj thatësira dhe mospasja në këtë rajon mund të shkaktojnë edhe katastrofë ekologjike.
Thatësira do të ndikonte negativisht jo vetëm në jetën e njerëzve, po do të shkaktonte zhdukjen e një pjese të mjedisit jetësor të botës nënujore.
Indonezia është e njohur për kultivimin e orizit, çajit dhe erëzave, andaj thatësira u ka shkaktuar kokëdhembje jo vetëm bujqve, por edhe shtresave tjera të shoqërisë të cilët shpresat i kishin tek reshjet e shiut.