Ekip
01 Qershor 2018•Përditësim: 01 Qershor 2018
XHAKARTË (AA) - Mali indonezian Merapi, shpërtheu të premten duke hedhur në sipërfaqe të tokës një sasi të madhe hiri, lartësia e të cilit arriti në gjashtë kilometra, ndërkohë sipas zyrtarëve, shpërthimi zgjati në një interval prej dy minutash, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia për zbutjen e pasojave nga fatkeqësitë, bëri të ditur se niveli i alarmit vullkanik, i cili javën e kaluar u shpall i nivelit më të lartë, mbeti i pandryshuar dhe akoma është në fuqi, që do të thotë se lëvizja brenda rrethit tre kilometrash rreth kraterit është e ndaluar.
Theksohet se shpërthimi që ndodhi në orën 8:20 të mëngjesit të sotëm nuk shkaktoi panik, për çka aeroporti Ndërkombëtar, Adi Sucipto Yogyakarta mbetet i hapur.
Mali Merapi ndodhet 30 kilometra nga qendra e qytetit Yogyakarta, në ishullin me popullsi të dendur, Java. Në një distancë prej 10 kilometrash rreth vullkanit jetojnë afër 250.000 njerëz.
Shpërthimi i fundit i madh i Merapit ndodhi në vitin 2010, ku si pasojë mbetën të vdekur 347 njerëz.
Indonezia gjendet në "Unazën e Zjarrtë të Paqësorit", ndërsa atje gjenden 130 vullkane aktive.