Sena Güler
28 Shkurt 2020•Përditësim: 28 Shkurt 2020
Indonezia ka mbyllur përkohësisht misionin e saj në Korenë e Jugut për shkak të shpërthimit të koronavirusit në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të përditshmes indoneziane “Republika”, ambasadori indonezian në Seul, Umar Hadi tha se ambasada dhe Qendra e Promovimit të Investimeve në Indonezi janë mbyllur përkohësisht pasi një rast i koronavirusit është raportuar në zonë.
Hadi tha se ambasada do të mbyllet deri në njoftimin e mëtutjeshëm.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut theksuan se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend është rritur në 2.022, me 256 raste të reja.
Ministria e Jashtme e Indonezisë të hënën paralajmëroi qytetarët të mos udhëtojnë në zonat Daegu dhe Gyeongsangbuk-do të Koresë së Jugut, të cilat kanë një numër të lartë të rasteve të koronavirusit.
Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, u shfaq fillimisht në Wuhan në provincën Hubei të Kinës, dhjetorin e kaluar.