Mahmoud Mohamed Barakat
28 Korrik 2020•Përditësim: 28 Korrik 2020
Një bazë ajrore ushtarake irakiane, e cila strehon forcat amerikane, është shënjestruar në një sulm me raketa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas kapitenit Ahmed Khalaf, baza ajrore ushtarake Al-Taji, e vendosur 85 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, u shënjestrua nga katër raketa të tipit "Katyusha".
"Informacioni fillestar tregon se sulmi me raketa la vetëm dëme fizike", tha Khalaf për AA.
Baza ajrore strehon forca të përbashkëta, përfshirë ushtarë irakianë dhe amerikanë, si dhe forca të tjera të huaja nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA.
Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.