Ali H. M.Abo Rezeg
21 Maj 2019•Përditësim: 22 Maj 2019
Forcat irakiane kanë vrarë 11 militantë të DEASH-it në një operacion të sigurisë në Irakun verior, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Operacioni në provincën Saladin rezultoi me shkatërrimin e tre tuneleve dhe konfiskimin e dy autobombave dhe 13 rripave shpërthyes, theksoi ministria në një njoftim.
Ministria tha se operacioni synonte "vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit" në këtë zonë.
Në mesin e vitit 2014, DEASH pushtoi afërsisht një të tretën e Irakut, duke përfshirë qytetin verior të Mosulit.
Në fund të vitit 2017, ushtria irakiane, me ndihmën e një koalicioni ushtarak të udhëhequr nga SHBA-të, ka kthyer pjesën më të madhe të territoreve të humbura nga grupi terrorist famëkeq.