Gülşen Topçu
09 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
ENBAR (AA) - Njoftohet se në rajonin Enbar të Irakut është zbuluar një punishte për prodhimin armëve kimike të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë në rajonin Hit të Enbarit, Fazıl en-Nemravi, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se njësitë e ushtrisë irakiane në kontrollet e ushtruara në shtëpitë në zonën El-Bagdadi në rajonin Hit kanë gjetur një punishte të madhe armësh që i përkiste DAESH-it.
Nemravi ka pohuar se punishtja ishte në një shtëpi ku gjendeshin lëndët e para që përdoren në prodhimin e raketave, pajisje për rafinimin e substancave kimike, shpërthyes, thasë të mbushur me klor dhe gaze helmuese.
Ushtria irakiane me mbështetjen e forcave të koalicionit të martën e kaluar pati thyer rrethimin e DAESH-it dhe kishte vendosur kontrollin në hapësirën e cila shtrihej që nga zona Hadise në perëndim të Ramadit në qendër të Enbarit dhe deri në rajonin Hit pasi kalohet nëpërmjet zonës El-Bagdadi.