Ekip
04 Mars 2017•Përditësim: 05 Mars 2017
ERBIL (AA) - Një zyrtar kurd i Irakut të premten i bëri thirrje organizatës terroriste PKK të tërhiqet nga rajoni Sinxhar në krahinën veriore të Irakut Ninive, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke iu drejtuar PKK-së përmes Twitter-it, Hemen Hawrami, këshilltar i lartë i Masoud Barzanit, president i rajonit gjysmë-autonom kurd të Irakut verior, ka thënë: "Ju ia keni dhënë qytetin e Halepit- Manbixh regjimit sirian ... pse nuk tërhiqeni nga Sinxhari?"
Hawrami vazhdoi duke thënë se PKK-ja të premten kishte sulmuar një numër të luftëtarëve sirianë Peshmerga pasi ata kaluan përmes fshatit Khan Sour afër Sinxharit.
Megjithatë, PKK-ja nuk ishte në gjendje që të ndalojë luftëtarët Peshmerga të hyjnë në zonë, shtoi Hawrami.