Ahmet Dursun
01 gusht 2020•Përditësim: 01 gusht 2020
Në Iran, 216 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.548 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 306.752, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 16.982.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 265.830 persona, ndërkohë që 4.011 pacientë janë në gjendje kritike.
Sipas saj, në Iran deri më tani janë kryer 2.482.553 teste për COVID-19.