Muhammet Kurşun
16 Mars 2021•Përditësim: 16 Mars 2021
Në Iran gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë humbur jetën 97 persona, me çka numri i të vdekurve është rritur në 61.427, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, deklaroi se në periudhën e njëjtë është konfirmuar infektimi edhe tek 8.380 persona, prej të cilëve 889 u dërguan në spital.
Lari tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Iran ka arritur në 1.763.313 dhe shtoi se 3.484 persona të infektuar gjenden në repartin për kujdes intensiv.
Në Iran që nga fillimi i pandemisë janë kuruar 1.506.360 persona, të cilët më u diagnostikuan me COVID-19.
Në Iran, që ka një popullsi me 83 milionë banorë, deri tani mbi praninë e koronavirusit janë testuar 11.844.528 mostra.