Muhammet Kurşun
28 Shkurt 2020•Përditësim: 29 Shkurt 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran pas vdekjes së edhe 8 personave është rritur në 34, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari për Marrëdhënie Publike në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour deklaroi se sipas vlerësimeve të fundit numri i të vdekurve nga Covid-19 në mbarë vendin është rritur në 34, ndërsa numri i të infektuarve në 388.
Jahanpour tha gjithashtu se 73 persona janë shëruar.
Ai njoftoi se rritja më e madhe e rasteve të koronavirusit ka ndodhur në Teheran dhe Gilan, duke shtuar se mosha mesatare e atyre që infektohen nga virusi është 50 vjeç ndërsa i atyre që humbin jetën 60-vjeç.