Mohamed Sabry Emam Muhammed
05 Mars 2019•Përditësim: 05 Mars 2019
Irani sot ka liruar tre peshkatarë jordanezë të mbajtur nga Teherani për shkak të shkeljes së ujërave territoriale të vendit, bëri të ditur Ministria e Jashtme e Jordanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë, Sufian al-Quda, tha se peshkatarët janë dorëzuar në ambasadën jordaneze në Teheran.
Autoritetet iraniane ende nuk e kanë konfirmuar lirimin.
Peshkatarët u mbajtën nga Teherani që nga fundi i vitit 2018 për shkak të hyrjes në ujërat territoriale të vendit.
Por muajin e kaluar, autoritetet iraniane urdhëruan lirimin e tyre, duke i gjobitur për "hyrjen e paligjshme dhe peshkimin në ujërat territoriale iraniane".