Gülşen Çağatay
20 Korrik 2016•Përditësim: 20 Korrik 2016
TEHERAN (AA) – Zëvendësministri i Energjisë të Iranit, Husheng Felahetiyan deklaroi se e mbështet qeverinë e Turqisë e cila është caktuar në detyrë në mënyrë demokratike. “Jemi pas çdo hapi që do ta hedh qeveria turke për sigurinë e popullit”, tha ai, raporton Anadolu Agency (AA).
Felahetiyan, në deklaratën për gazetarin e AA-së, u shpreh se i mbështesin deri në fund qëndrimin dhe protestat e popullit për mbrojtjen e demokracisë.
Ai rikujtoi se që nga fillimi i tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO Presidenti i Iranit Hasan Ruhani e ka thirrë në telefon Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.
“E mbështesim qeverinë e Turqisë e cila është caktuar në detyrë në mënyrë demokratike. Presidenti ynë ia përcolli mbështetjen Presidentit Erdogan përmes telefonit. E mbështesim qëndrimin e popullit turk për ta ruajtur rendin demokratik. Jemi shumë të lumtur po ashtu edhe shteti e mbrojti popullin i cili në mënyrën më të fuqishme i doli zot demokracisë dhe vullnetit kombëtar. Jemi pas çdo hapi që do ta hedh qeveria turke për sigurinë e popullit", tha Zv/ministri iranian Felahetiyan.