Muhammet Kurşun
26 Janar 2021•Përditësim: 26 Janar 2021
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammed Javad Zarif, tha se duan të krijojnë platformë bashkëpunimi 6 palëshe në rajonin e Kaukazit dhe se për këtë qëllim ka nisur turneun e vizitave rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zarif, në një deklaratë për mediat iraniane në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, vlerësoi turneun e tij rajonal që përfshin 6 shtete.
Duke theksuar se dje kanë realizuar një takim produktiv me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe me zyrtarët tjerë azerbajxhanas ai tha se, "Duam të krijojmë një platformë bashkëpunimi 6 palëshe. Për këtë shkak jemi duke vizituar shtetet e rajonit të Kaukazit".
Zarif tha se me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov në Moskë do të trajtojnë çështjet në lidhje me, Malësinë e Karabakut, marrëveshjen bërthamore, Sirinë, Afganistanin dhe Jemeni. "Me largimin e Donald Trump u krijuan kushte të veçanta dhe qëndrimin tonë në këtë çështje do ta përcaktojmë në harmoni me Rusinë", deklaroi Zarif.
Ndërkaq, pas Rusisë, Zarif pritet që ta vizitojë Armeninë, Gjeorgjinë, dhe Turqinë.