Muhammed Bilal Kenasari
23 Qershor 2017•Përditësim: 23 Qershor 2017
WASHINGTON (AA) – Një ish-diplomat i SHBA-ve gjykohet me pretendim se ka zbuluar dokumente “shumë sekrete”për inteligjencën kineze, raporton Anadolu Agency (AA).
Ish-diplomati amerikan Kevin Patrick Mallory (60), në gjykatën federale në Virginia doli para gjyqtarit i akuzuar për spiunazh.
Njoftohet se Mallory, i cili pritet të dënohet me burgim të përjetshëm, ka punuar në Departamentin Maerikan të Shtetit nga viti 1987 e deri më 1990, se ai e flet gjuhën kineze në nivel shumë të mirë dhe se gjithashtu më parë në aeroport në një çantë të tij janë gjetur 15 mijë e 500 dollarë të paregjistruar.
Gjykatësi John Gibbs në deklaratën e tij lidhur me rastin tha se Mallory i cili pretendohet se nga zyrtarët e inteligjencës kineze ka marrë 25 mijë dollarë, mund të dënohet edhe me vdekje.