Elena Teslova
27 Tetor 2022•Përditësim: 28 Tetor 2022
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, aktualisht zv.kryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, ka deklaruar se SHBA-ja po përdor jetën e ukrainasve si mjet pazaresh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në rrjetin e tij ‘Telegram’, Medvedev tha se përfaqësuesit e të dy partive politike amerikane i shpjegojnë dështimet dhe fitoret e tyre me ngjarjet në Ukrainë.
Sipas tij, dërgesat amerikane të armëve në Ukrainë paguhen me jetët e popullit rus dhe ukrainas, sepse vazhdimi i luftës do të thotë më shumë vdekje. Ai theksoi se lufta nuk do të ndalet përderisa dërgesat e armëve vazhdojnë.
"Ukrainasit paguajnë me jetën e tyre për furnizimin e pafund të armëve amerikane dhe për punën e instruktorëve dhe mercenarëve. Ata janë të gatshëm të paguajnë në rastin e përdorimit të një ‘bombe të pistë’ ", tha Medvedev.
Megjithatë, Medvedev tha se jetët e rusëve do të hakmerren në fushën e betejës ose në "mënyra të tjera", ndërsa ukrainasit do të harrohen.
"Populli ynë gjithashtu po vuan. Por i vetmi ndryshim është se populli ynë do të hakmerret. Ndaj të gjithëve… edhe në fushën e betejës, edhe në vende të tjera larg fushë betejës. Dhe sigurisht jo në kuadër të padive të paqëndrueshme. Në mënyra të tjera. Por askush nuk do t’i kujtojë ukrainasit. Gjëja kryesore për establishmentin amerikan është diçka tjetër, kush do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin. Prandaj, lufta është deri në ‘fundin fitimtar’. Ose më saktë, vetëm fundin, fundin e Ukrainës", theksoi Medvedev.