Barış Seçkin
03 Qershor 2021•Përditësim: 03 Qershor 2021
ROMË (AA) - Në Itali në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.897 raste me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit me testimin e 226.272 personave 2.897 nga këta rezultuan pozitiv me COVID-19. Sipas kësaj, 4 ditë me radhë në vend numri i rasteve ishte nën 3.000.
Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në shkurt të vitit 2020 numri i rasteve ka arritur në 4.223.200.
Në vend numri i rasteve aktive me COVID-19 është 210.050 dhe numri i atyre nën kujdes intensiv në 933.
Me vdekjen e 62 personave të tjerë, sot numri i viktimave nga COVID-19 në Itali shkoi në 126.283. Ndërsa me shërimin e 18.535 personave numri i përgjithshëm i të shëruarve shkoi në 886.867.
Numri i personave të vaksinuar në vend, që kur filloi fushata e vaksinimit kundër COVID-19 më 27 dhjetor 2020 deri më sot ka arritur në 35.705.244, prej të cilëve 12.370.279 kanë marrë edhe dozën e dytë.
Nga ana tjetër, ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, në një postim në llogarinë e tij në Facebook me rastin e Ditës së Republikës në Itali njoftoi se nga nesër do të hapin fushatën e vaksinimit për të gjitha grupmoshat.
"Nga nesër të gjithë mund të caktojnë një termin për vaksinën COVID-19. Ne po përshpejtojmë edhe një herë fushatën tonë të vaksinimit për të kapërcyer këtë periudhë të vështirë. Gëzuar Ditën e Republikës të gjithëve", tha Speranza.