Mustafa Deveci
20 Mars 2020•Përditësim: 20 Mars 2020
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi se ka arritur në 705 numri i personave të përcaktuar me koronavirusin e ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ministria njoftohet se në Izrael janë përcaktuar me Covid-19 edhe 28 persona. Gjithashtu në deklaratën ku vihet theksi se numri gjithsej i rasteve ka arritur në 705 thuhet se 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe se 15 të tjerë janë shëruar.
- Urdhër izraelitëve "qëndroni në shtëpi"
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mbrëmë njoftoi masat e reja të marra në kuadrin e luftës kundër Covid-19, ku ai dha urdhrin për të gjithë izraelitët që të mos dalin jashtë nëse nuk janë të detyruar.
Shtypi lokal ka shkruar se urdhri në fjalë për mos daljen nga shtëpia do të zbatohet për 7 ditë dhe se ata që injorojnë këtë urdhër do të gjobiten.
Në kuadrin e masave për Covid-19, më parë në vend është ndërprerë arsimi në të gjitha shkollat si dhe janë ndaluar aktivitetet dhe takimet në mjedise të mbyllura dhe publike që tejkalojnë mbi 10 persona. Gjithashtu duke filluar që nga 15 marsi është vendosur edhe mbyllja e shumë bizneseve me përjashtim të marketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave.
Qeveria e Tel Avivit, për shkak të Covid-19 ka vendosur ndalimin e hyrjes në vend për të gjithë të huajt përveç atyre që banojnë në Izrael.