Ali Abo Rezeg
10 Tetor 2019•Përditësim: 10 Tetor 2019
Forcat izraelite gjatë bastisjeve gjatë natës në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë arrestuar tetë palestinezë, bëri të ditur ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se individët u arrestuan për "përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste popullore", pa sqaruar natyrën e këtyre veprimtarive të pretenduara.
Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor të pushtuar, me pretekstin e arrestimit të palestinezëve të "kërkuar".
Sipas autoriteteve palestineze, rreth 5.700 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, momentalisht vuajnë në burgjet izraelite.