Moustafa Maged Haboosh,Mehmet Nuri Uçar
13 Korrik 2019•Përditësim: 16 Korrik 2019
Forcat izraelite kanë arrestuar 2 peshkatarë palestinezë në ujërat e Rripit të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Nizar Ajash, kryetari i Sindikatës palestineze të peshkatarëve, në deklaratën për AA konfirmoi se forcat detare izraelite kanë hapur zjarr drejt varkës së peshkatarëve palestinezë Muhammed Ismail el-Berdevil dhe Ahmed Vail el-Berdevil dhe më pas i kanë arrestuar.
Forcat izraelite gjithashtu kanë konfiskuar varkat e peshkatarëve.
Sipas marrëveshjes mes Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës të realizuar në Oslo në vitin 1993, palestinezët kanë të drejtë të lëvizin lirisht deri në 20 milje. Por Izraeli vazhdimisht pengon peshkatarët palestinezë duke shkelur këtë marrëveshje.
Statistikat e sindikatës së peshkatarëve tregojnë se rreth 50 mijë njerëz në këtë rajon ushqehen nga 4 mijë peshkatarë.
Izraeli që nga viti 2006 është duke e mbajtur nën rrethim nga toka, ajri dhe deti Rripin e Gazës ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë.