Kaamil Ahmed
02 Shkurt 2016•Përditësim: 02 Shkurt 2016
JERUSALEM (AA) – Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka përfunduar bllokada njëditore e kryeqytetit administrativ të Bregut Perëndimor, Ramallah, raporton Anadolu Agency.
Kufizimet për hyrje-daljet nga qyteti hynë në fuqi të dielën në mbrëmje, pas një sulmi me armë pranë një vendbanimi izraelit, që shkaktoi trazira gjatë gjithë ditës.
Përveç që paraqet qendër të autoriteteve palestineze, Ramallahu tërheq qytetarë të shumtë nga gjithë Bregu Perëndimor të cilët vijnë për të punuar, por edhe për pushime, ndërkohë që mbyllja hasi në reagime të shumta në rrjetet sociale.