Selen Temizer
07 Shkurt 2018•Përditësim: 07 Shkurt 2018
ANKARA (AA) – Forcat izraelite kanë kryer sulm artilerik në periferi të kryeqytetit sirian Damask, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat e afërta me regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad lajmërojnë se objektiv i sulmit izraelit ka qenë qendra shkencore e vendosur në vendin Jamrayah në veri të Damaskut.
Burimet e njëjta lajmërojnë se në Damask ndodhën tre shpërthime të fuqishme ndërsa lajme të ngjashme nga Damasku publikuan edhe mediat izraelite.
Autoritetet izraelite nuk morën përsipër përgjegjësinë për sulmin.
Forcat izraelite edhe më parë kanë kryer sulme artilerike mbi rajonin e Damaskut ndërsa objektiv të sulmit kanë qenë pozita të Hezbollahut dhe grupe tjera proiraniane në këtë rajon.