Büşra Nur Bilgiç
28 Shtator 2019•Përditësim: 29 Shtator 2019
Forcat izraelite martirizuan një palestinez në Rripin e Gazës të premten, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sahir Ivadullah Osman (20), u qëllua për vdekje nga ushtria izraelite në qytetin Rafah gjatë protestës kundër okupimit izraelit të territorit palestinez.
Ministria tha se 63 protestues u plagosën në marshin protestues, 32 prej tyre me plumba të vërtetë, pa dhënë shpjegime për plagët e tyre.
Që nga fillimi i protestave në Gaza marsin e kaluar, rreth 270 protestues u martirizuan dhe mijëra të tjerë u plagosën nga forcat izraelite në gardhin e sigurisë me Gazën.
Protestuesit kërkojnë dhënien fund të blokadës 12-vjeçare ndaj Rripit të Gazës, e cila e ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare duke privuar lëvizjen e lirë të 2 milionë banorëve të saj brenda dhe jashtë Gazës, si dhe duke shkaktuar vështirësi për shumë nevoja të tjera themelore.