Ala er-Rimavi,Mahmut Geldi
14 Shtator 2016•Përditësim: 14 Shtator 2016
JERUSALEM (AA) – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman ka miratuar buxhetin prej 29 milionë dollarësh për sigurinë e vendbanimeve të kolonëve hebrenj, raproton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të radiostacionit shtetëror të Izraelit, kryetari i Komitetit parlamentar për Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, Moti Yogev ka thënë se buxheti i ndarë për rritjen e sigurisë në vendbanimet kolone hebrenje është miratuar nga Liberman.
“Ministri i Mbrojtjes Liberman ka dhënë miratimin për ndarjen e buxhetit prej 110 milionë shekel (29 milionë dollarë) për masa të sigurisë në vendbanimet hebrenje si në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, ashtu edhe ato në rajonet e afërta me kufirin me Libanin”, ka thënë Yogev.
Kolonët hebrenj prej një kohe të gjatë akuzojnë qeverinë e Izraelit për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë në vendbanimet kolone në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.