Gorana Jakovljevic
20 nëntor 2023•Përditësim: 21 nëntor 2023
Pas inkurajimit të qeverisë izraelite për t'u armatosur, civilët në perëndim të Kudsit gjatë shëtitjes së zakonshme mbajnë armë me tyta të gjata, raporton Anadolu.
Që nga 7 tetori, numri i aplikimeve për leje për armëmbajtje në Izrael i kaloi 190 mijë.
Armët në duart e civilëve janë bërë të zakonshme dhe përveç meshkujve, të armatosura ecin edhe femrat, sikur armët janë kthyer në një detaj mode. Përveç shëtitjes, izraelitët me armët e tyre shkojnë edhe në pazar dhe në kafene.
Të paktën 13 mijë palestinezë janë vrarë, përfshirë më shumë se 9 mijë gra dhe fëmijë ndërsa më shumë se 30 mijë janë plagosur në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite që nga 7 tetori, pas një sulmi të befasishëm ndërkufitar nga Hamasi.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vdekurve në Izrael është rreth 1.200.