Ahmet Furkan Mercan
12 Korrik 2020•Përditësim: 13 Korrik 2020
Dy baza ushtarake të SHBA-së në ishullin Okinawa të Japonisë u vendosën në karantinë pasi tek personeli ushtarak amerikan u regjistruan raste me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga prefektura e rajonit thuhet se komandanti i forcave të SHBA-së të korpusit detar në Okinawa, gjeneral lejtnant, Stacy Clardy lidhur me situatën ka zhvilluar një bisedë telefonike me guvernatorin e Okinawa-s, Tamaki Denny.
Pasi 61 punonjës të personelit në bazat amerikane rezultuan pozitivë në testin e COVID-19, thuhet se janë mbyllur hyrjet dhe daljet në bazat Hansen dhe në stacionin ajror të këmbësorisë detare Futenma.
Guvernatori Tamaki tha se "Kemi dyshime serioze lidhur me masat që ushtarët amerikanë kanë marrë në baza kundër virusit".
Duke vënë theksin se është shokuar kur ka parë numrin e rasteve të konfirmuara në bazat amerikane në Okinawa, Tamaki në vend që të ndajë statistikën e rasteve është mjaftuar me shprehjen "një numër i madh".
Ai tërhoqi vëmendjen se rastet u konfirmuan pas organizimit të programeve festive që u zhvilluan më 4 korrik për Ditën e Çlirimit të SHBA-së, për personelin ushtarak në plazhin e ishullit.
Tek rastet e njoftuara deri më tani nga Okinawa thuhet se nuk janë përfshirë numri i rasteve në bazën ajrore amerikane Kadena, stacioni i ajror i këmbësorisë detare Futenma si dhe të bazave Hansen dhe McTureous.
Në rajonin ishullor Okinawa në jugperëndim të Japonisë deri më sot janë shënuar 148 raste me COVID-19.