Kerem Kocalar
10 Shtator 2016•Përditësim: 11 Shtator 2016
GAZIANTEP (AA) - KEREM KOCALAR
Kryetari i Këshillit të Jarabulusit, Muhammed Habesh, duke theksuar se ky qytet i cili u pastrua nga anëtarët e organizatës terroriste DAESH në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" është vetëm i sirianëve të vërtetë tha se "Shpresojmë që situata në Jarabulus të përhapet në të gjithë Sirinë. Besimi për ditë të qeta i sirianëve që dëgjojnë dhe shikojnë situatën në Jarabulus rritet çdo ditë e më shumë", raporton Anadolu Agency (AA).
Habesh i cili sapo është emëruar në detyrë në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se populli i Jarabulusit po përjeton ditë të lumtura në saje të mbështetjes së pafund të Turqisë.
Duke shprehur mirënjohje për ushtrinë turke, qeverinë, organizatat e shoqërisë civile dhe deri tek qytetarët për përpjekjet e dhëna, Habesh tha se "Fillimisht Turqia na shpëtoi nga DAESH-i, ndërsa tani me ndihma po e ngre në këmbë Jarabulusin."
Habesh gjithashtu u shpreh se Turqia është mobilizuar për çdo çështje, që nga ato jetësore e deri tek jeta sociale. Ai duke shpjeguar se aktualisht në rajon ka patur mungesë për nevojat themelore si të ujit të pijshëm, energjisë elektrike dhe spitaleve, ka theksuar se në lidhje me këto çështje Turqia ka kryer punë shumë të rëndësishme.
"Besimi ynë është i pafund se Turqia do të bëjë të gjitha përpjekjet që ka mundësi për popullin e Jarabulusit. Aktualisht në Jarabulus nuk ka spital, energji elektrike dhe ujë, por autoritetet turke po punojnë për të gjitha këto. Sot apo nesër do të mund të kemi ujë të pijshëm. Edhe spitali brenda disa ditësh do të hyjë në veprim", u shpreh ai në fjalën e tij.
Habesh ka shtuar se nuk do ta harrojnë kurrë ato që Forcat e Armatosura Turke kanë bërë për Jarabulusin.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se rritet çdo ditë e më shumë shpresa e popullit të Jarabulusit për të përjetuar ditë të lumtura Habesh u shpreh: "Sikur e gjithë Siria të ishte si Jarabulusi, sepse gjëja më e rëndësishme për njeriun është qetësia. Pa qetësi asgjë tjetër nuk është e mundur. Aktualisht në Jarabulus nuk ka as DAESH dhe as PKK. Tani në Jarabulus janë vetëm pronarët e vërtetë të Sirisë. Shpresojmë që kjo situatë në Jarabulus të përhapet në të gjithë Sirinë. Besimi për ditë të qeta i sirianëve që dëgjojnë dhe shikojnë situatën në Jarabulus rritet çdo ditë e më shumë."