Zekeriya el-Kemali,Ali Semerci
23 Shtator 2015•Përditësim: 23 Shtator 2015
SANA (AA) - Anija me emrin El-Muhra, me 50 pasagjerë në bord, e nisur nga porti Hadramevt i Jemenit, drejt ishullit Sokotra prej 5 ditësh konsiderohet e humbur, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtarë i lartë jemenas i cili nuk kishte dëshirë të identifikohej tha për gazetarin e AA se anija El-Muhra është nisur nga porti Hadramevt për të transportuar 50 persona të cilët kishin mbetur të bllokuar në këtë vend, por prej 5 ditësh kontakti me të është ndërprerë.
Zyrtari thotë se personat e bllokuar në këtë port ishin të gjithë banorë të ishullit Sokotra dhe mes tyre kishte 28 gra dhe 8 fëmijë.
Ishulli i Sokotra-s i cili gjendet rreth 250 milje larg Jemenit vitin e kaluar u shpall si një qytet i këtij vendi.