Gökhan Kurtaran
06 Nëntor 2019•Përditësim: 06 Nëntor 2019
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga kryeministria britanike thuhet se në bisedën ku janë trajtuar çështjet e sigurisë, Johnson shprehu kënaqësinë për operacionin e SHBA-ve që ka rezultuar me vrasjen e kreut të organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr al-Baghdadi.
Në deklaratë thuhet se liderët kanë vënë theksin në luftën kundër organizatës terroriste DEASH.
"Kryeministri (Johnson) pret me padurim takimin e liderëve të NATO-së që do të zhvillohet muajin e ardhshëm. Liderët janë dakorduar se duhet të ndahet barra në mënyrë që NATO të përgatitet ndaj kërcënimeve në të ardhmen", thuhet më tej.
Gjithashtu bëhet e ditur se Johnson ka kërkuar nga Trump heqjen e taksave doganore të zbatuara për produktet, përfshirë edhe uiskin skocez, si dhe moszbatimin e tarifave shtesë për eksportet e automjeteve.