Nazlı Yüzbaşıoğlu,Zuhal Demirci
09 Shkurt 2017•Përditësim: 10 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Muzikanti i njohur anglez, Jusuf Islam, në lidhje me takimin që pati me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke folur për Anadolu Agency (AA) u shpreh se "Them që ka një mbështetje të mrekullueshme nga populli. Allahu e mbrojti atë dhe Turqinë. Arsyeja e kësaj është ndihma ndaj gjithë këtyre njerëzve (refugjatëve)".
Ai njihet si Cat Stevens, ndërsa pasi u kthye në musliman ndërroi emrin në Jusuf Islam. "Ka shumë arsye pse jam në Turqi. Por njëra prej tyre është puna e mrekullueshme që ka bërë ky vend për refugjatët. Jam këtu për të ofruar ndihmën time në këtë drejtim. Pak muaj më parë isha edhe në Gaziantep. Aty pashë që puna që bëhet ndaj fëmijëve refugjatë, nuk bëhet në asnjë vend tjetër të botës", u shpreh ai.
Ai ka vënë në dukje se në mediat sociale qarkullon edhe një video e cila shoqërohet me një ilahi të tij dhe tregon shkaqet e ndarjeve të refugjatëve nga shtëpitë e tyre. Videoja është etiketuar me mbishkrimin "Nuk jeni vetëm (You Are Not Alone)".
Ndërsa duke folur edhe për tentativën e FETO-s për grusht shteti më 15 korrik, Islam tha: "Krahas kësaj një nga arsyet e vizitës është edhe mbështetja jonë pas ngjarjeve tronditëse të përjetuara në Turqi. Jam përkrah vullnetit dhe demokracisë së popullit".
Duke vënë në dukje se ajo që e bën të fortë Presidentin Erdoğan është mbështetja që ka nga populli, Islam në vijim të fjalës së tij në lidhje me takimin me Presidentin tha: "Them që ka një mbështetje të mrekullueshme nga populli. Allahu e mbrojti atë dhe Turqinë. Arsyeja e kësaj është ndihma ndaj gjithë këtyre njerëzve (refugjatëve)".
"E rëndësishme të kesh një xhami në zemër të Britanisë së Madhe"
Ndërsa në lidhje me xhaminë Cambridge, ndërtimi i së cilës është duke vazhduar, Islam ka falënderuar Presidentin Erdoğan dhe Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë, për ndihmën e dhënë. "Cambridge në një farë mënyrë është truri i shoqërisë angleze. Për këtë arsye, të ndërtosh një xhami të bukur e cila do të pasqyrojë edhe stilin dhe kulturën angleze në qendër të intelektualëve të Anglisë, është shumë e rëndësishme. Një ndihmë për ndërtimin e saj është madhështore".
Islam ka kërkuar që ekspozita e tij e titulluar "A për Allahun, (A is for Allah)", ka vënë në dukje se ana shpirtërore e fesë në këtë ekspozitë do të shoqërohet me instrumentale dhe zë.