Recep Şakar
25 Tetor 2016•Përditësim: 26 Tetor 2016
MELBURN (AA) - Kapitenja e "Anijes së grave për Gaza" Madeleine Habib, thotë se puna e tyre nuk ka përfunduar pasi nuk është hequr embargoja ndaj Gazës, që ishte synimi kryesor i këtij rrugëtimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Habib për AA ka folur për ngjarjet në fillim të muajit, kur forcat izraelite ndaluan anijen e tyre "Zaytoun-Olive". Ai në kuadër të Flotës së Lirisë, lundronte drejt Rripit të bllokuar të Gazës me qëllim të heqjes së embargos izraelite.
"Qëllimi ynë tashmë dhjetë vite është i njëjti, dhe kjo është për të treguar për embargon e padrejtë dhe mungesën e interesit të mediave. Jetoj në paqe në pjesën tjetër të botës. Ndjeni nevojën që të bëjë diçka për ata që nuk kanë të njëjtin fat si unë", tha Habib, e cila së bashku me organizatën Mjekët pa Kufi (MSF) ndihmon refugjatët.
Ajo aktivistet e anijes Zaytoun i përshkroi si "persona të fortë dhe të drejtë".
Kur iu afruan Rripit të Gazës, nga njerëzit e zonës kanë marrë mesazhe shprese dhe mbështetëse.
"Ata ishin duke na pritur dhe ne e dinim se ata kanë përgatitur një festë. Ne ishim një simbol i shpresës, si një degë e ullirit në sqepin e pëllumbit të paqes", shtoi Habib, e cila foli në lidhje me atë që kanë përjetuar kur u ndalen në ujërat ndërkombëtare nga anijet e flotës izraelite në fillim të muajit.